OPINION – Partia Demokratike përfundoi Ripërtëritjen, Shkodra nuk konsiderohet më bastion…?!

OPINION – Partia Demokratike përfundoi Ripërtëritjen, Shkodra nuk konsiderohet më bastion…?!

Partia Demokratike e Shqipërisë ka përmbyllur riorganizimin e saj të plotë. Pas zgjedhjes së Këshillit Kombëtar, Kryesisë, ka përfunduar zgjedhja e nënkryetarëve dhe sekretariateve. Ajo që bie në sy, është rikonfirmimi në postet më të rëndësishme të “të vjetërve”: Flamur Noka- sekretar i Përgjithshëm, Gazment Bardhi- kryetar i GP të PD dhe Agron Gjekmarkaj- Nënkryetar dhe nënkryetar i Kuvendit.Pas përfundimit të procesit, PD ka evidentuar:-Për herë të parë në historinë e Partisë Demokratike, Këshilli Kombëtar zgjodhi si nënkryetarë të Partisë përfaqësues të të rinjve nën moshën 35 vjeç dhe përfaqësues të Diasporës.-Të tre nënkryetarët e zgjedhur të Partisë janë për herë të parë pjesë e lidershipit të Partisë.-Trembëdhjetë nga pesëmbëdhjetë anëtarët e zgjedhur në Sekretariatin e Partisë janë për herë të parë pjesë e Sekretariatit...