Operacioni në Sarandë, Zhupa: Qyteti është kthyer në skenë krimi, qeveria mbyll sytë
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar lidhur me operacionin e zhvilluar në Sarandë, ku u arrestuan dhe u pezulluan disa efektivë të kupolës drejtuese, pasi akuzohen se kishin lejuar ndërtime pa leje dhe betonizimin e bregdetit. Nga foltorja e Kuvendit, Zhupa deklaroi se situata kriminale në Sarandë është e njohur prej kohësh dhe akuzoi qeverinë se ka mbyllur sytë përballë problemeve të rendit dhe korrupsionit në qytet. “I gjithë Kuvendi e njeh gjendjen e rëndë kriminale në Sarandë. U arrestua shefi i komisariatit dhe disa të tjerë të komisariatit, ndërsa ky Parlament dhe kjo qeveri bëjnë sikur nuk dinë asgjë. Ka qenë raporti i Prokurorit të Përgjithshëm në këtë sallë që ka thënë se kriminaliteti më i lartë është në Sarandë. Çfarë mase...
Burimi:
javanews.al