Ofroi 50 mijë euro si garanci pasurore për lirimin nga qelia/ Apeli i GJKKO nuk ‘miraton’ kërkesën e Metës
Apeli i GJKKO ka rrëzuar sot kërkesën e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta për lirim nga qelia. Ai kërkoi zëvendësimin e ‘arrestit me burg’ në ‘arrest shtëpie’, duke vendosur 50 mijë euro garanci pasurore. Por kjo kërkesë është rrëzuar nga gjykata. NJOFTIMI: Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Saida Dollani, sot më datë 04.05.2026, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 120 akti, datë 22.04.2026 regjistrimi, mbi ankimin e ankuesit I.M: “Ankim kundër vendimit nr. 242, datë 24.03.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: zëvendësimin e masës së sigurimit personal të arrestit në burg, në një masë tjetër: arrest në shtëpi,...
Burimi:
sot.com.al