Nurellari kritikon Ramën: Nuk ishte dita për të folur për “Besën”, por për përgjegjësi dhe llogaridhënie

Nurellari kritikon Ramën: Nuk ishte dita për të folur për “Besën”, por për përgjegjësi dhe llogaridhënie

Politologu Adri Nurellari ka kritikuar fjalimin e kryeministrit Edi Rama gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, duke thënë se kreu i qeverisë humbi mundësinë për të bërë vetëreflektim dhe për të marrë përgjegjësi për situatën e krijuar. Nurellari u shpreh se qytetarët nuk prisnin slogane të reja politike, por përgjigje konkrete dhe llogaridhënie. “Njerëzit do donin që Rama sot t’u fliste për përgjegjësi. Nuk donin një komunikim të zakonshëm elektoral me slogane dhe parrulla, por donin vetëreflektim. Kërkonin llogaridhënie, jo justifikime. Sot kemi krizën më të madhe të besimit ndaj kësaj qeverie dhe pikërisht vendos të përdorë fjalën ‘Besë’. Ai duhet të fliste për përgjegjësi dhe llogaridhënie“, tha Adri Nurellari. Sipas politologut, fjalimi i kryeministrit nisi si një përpjekje për të ulur tensionet...