Nura tregon pse ish-demokratët po dalin kundër protestës
Ish-demokratë si Edmond Spaho dhe Jola Hysaj kanë mbështetur kryeministrin Edi Rama dhe kanë dalë kundër protestave që po zhvillohen para zyrës së tij. Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të mos dorëzohet para protestave në bulevard, por të vijojë misionin historik për ta anëtarësuar Shqipërinë në BE në vitin 2030. Ndërsa ish-sekretarja për marrëdhëniet me publikun në PD, Jola Hysaj ka dalë kundër protestës në bulevard, duke barazuar histerinë majtiste sot me molotovët demokratikë te pak muajve me pare të Sali Berishës, të dyja me një synim, për të rrëzuar Edi Ramën. Në emisionin “Newsroom” në ABC News, gazetari dhe analisti Artur Nura deklaroi se protesta është një e mirë e padiskutueshme për demokracinë, por jo kur...
Burimi:
javanews.al