“Numri i Ramës del në mesazhet Balluku-Berberi”/ Deputeti Himçi, zbulon detaje të forta: Belinda duhet të ishte…
Ndërsa Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) kreu një operacion të gjerë në disa qytete, teksa dyshimet janë për një rëndim të mundshëm të akuzës ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, dalin në pah të tjera akuza që e vendosin çështjen në një dimension shumë më të gjerë. I ftuar në nje studio televizive deputeti i PD, Bledi Himçi, tha se afera nuk kufizohet vetëm tek ish-ministrja, por përbën një skemë të mirëfilltë të një “grupi të strukturuar kriminal” apo edhe “organizate kriminale”, në krye të së cilës qëndron kryeministri Edi Rama. Himçi la të nënkuptohej për komunikime të brendshme, ku tha se ekzistojnë mesazhe të shumta të dërguara “forëard” nga drejtori i ARRSH-së te Belinda Balluku, të cilat në origjinë vinin nga numri i telefonit të kryeministrit...
Burimi:
sot.com.al