Numri i bashkive të reja ‘ndan’ PS dhe PD në Durrës/ Debate në dëgjesën me qytetarët të Komisionit të Territoriales

Numri i bashkive të reja ‘ndan’ PS dhe PD në Durrës/ Debate në dëgjesën me qytetarët të Komisionit të Territoriales

Edhe në Durrës, ku vijoi turi i dëgjesave me qytetarët, dy bashkëkryetarët e Komisionit të Reformës Territoriale janë të ndarë kur bëhet fjalë për numrin e bashkive që duhet të ketë ndarja e re administrative. Mazhoranca e cilëson të suksesshme reformën e vitit 2014 dhe këmbëngul më shumë te shërbimi për qytetarët sesa te kufijtë e bashkive. “A kemi nevojë për bashki më efiçente? Jemi përpara një sfide demografike që krijon sfida në zonat rurale. Së dyti, kemi një sfidë me zhvillimin e pabarabartë, të krijojmë zhvillim koheziv në të gjithë territorin. Të bëjmë një reformë që të shërbejë për 30 vitet e ardhshme, duke pasur bashki më të forta.” Ajo që për socialistët është sukses, për demokratët cilësohet dështim, ndaj ata kërkojnë që pushteti...