“Nuk zmbrapsemi, me ne u ka ngecur sharra në gozhdë”, Salianji: S’na trembin dot! Do e “shkundim” edhe Tiranën

“Nuk zmbrapsemi, me ne u ka ngecur sharra në gozhdë”, Salianji: S’na trembin dot! Do e “shkundim” edhe Tiranën

Ish-deputeti Ervin Salianji ka vijuar turin e takimeve me mbështetësit në Peshkopi, ku ka lëshuar mesazhe të forta për ndryshime brenda Partisë Demokratike dhe përballje me drejtimin aktual të selisë blu. Gjatë fjalës së tij, Salianji deklaroi se PD duhet të frymëzojë qytetarët dhe të rikthejë mobilizimin masiv të elektoratit. “Ne duhet të frymëzojmë ndryshimin dhe të çojmë mbi 800 mijë votues në kutitë e votimit. PD duhet të ndryshojë”, tha ai. Salianji u shpreh se takimet në të gjithë Shqipërinë synojnë ndërtimin e një Partie Demokratike që, sipas tij, mund të mobilizojë një shumicë qytetarësh dhe të rikthejë “epërsinë morale” me të cilën demokratët kanë ardhur më parë në pushtet. “Këtë gjë e shohim edhe sot në këtë sallë të Dibrës, herën tjetër do...