Nuk u lejuan të dilnin jashtë bulevardi/ Berisha: Ne e dinim për kordonin, shkuam vetë drejt rrethimit!

Nuk u lejuan të dilnin jashtë bulevardi/ Berisha: Ne e dinim për kordonin, shkuam vetë drejt rrethimit!

Kryetari i PD Sali Berisha tha se protestat i përkasin një populli kryengritës dhe që nuk rrëzohet përpara narkoregjimit të Edi Ramës. “Në këtë ditë shiu, në këtë ditë jo të lehtë, latë çdo gjë. Dolët në shesh duke u përballur me të keqen më të madhe, me narkoregjimin e Ramës, Lubi Ballukut dhe Lindave të tij. Sot regjimi dëshmoi fytyrën e vërtetë. Bllokoi marshimin paqësor. Garantoj se do të ketë të gjitha përgjegjësitë që meriton. Miq, nuk ka polici në botë që mund një popull kryengritës, ta harrojnë. Jemi në këtë betejë me moton e hershme të shqiptarëve: ja të vdesim, ja të rrojmë për liri. Asgjë në botë s’do të mund të na imponojë të pranojmë pushtetin e hajdutëve dhe kriminelëve si Rama....