“Nuk mund të vazhdojmë me turizmin masiv”, Rama: Synojmë turizmin luksoz, rrit ekonominë dhe mbron mjedisin
Kryeministri Edi Rama ka mbrojtur zhvillimin e turizmit të luksit në Shqipëri, duke argumentuar se ky model sjell më shumë të ardhura për ekonominë dhe ushtron më pak presion mbi mjedisin sesa turizmi masiv. Gjatë një konference me gazetarë të Bashkimit Europian, Rama mori si shembull Malin e Zi, duke theksuar se ai ka arritur të sigurojë paga dhe pensione më të larta në rajon falë orientimit drejt turizmit elitar. Sipas tij, një turist që frekuenton resorte luksoze sjell më shumë të ardhura për vendin, ndërsa krijon më pak trafik dhe ndotje. Edi Rama: “Mali i Zi nuk ka bujqësi. Shumë malazezë atë që konsumojnë e marrin nga rajoni. Nuk kanë asgjë veç turizmit. Si ndodh që prej vitesh kanë pagat dhe pensionet më të...
Burimi:
vizionplus.tv