VIDEO/ Bie përsëri numri i pjesëmarrësve në protestën e 71-të kundër Qeverisë, pamjet me dron!
Protesta në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka shënuar një tjetër rënie drastike, në ditën e 71-të të saj në bulevardin para kryeministrisë. Numri i pjesëmarrësve që vihet re sot është më i ulëti i javëve të fundit. Protestuesit janë mbledhur si gjithnjë në Sheshin Skënderbej, për të vijuar më pas para Kryeministrisë. Nga pamjet video me dron vihet re braktisja e tubimit në ditën e 71-të. Ashtu si çdo ditë, protestuesit marshuan nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë. Në podiumin e ngritur përpara godinës, ata filluan fjalimet e tyre, ku kërkuan dorëheqjen e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Burimi:
javanews.al