“Nuk e sollëm AI në qeveri për të zëvendësuar nëpunësit publikë”, Rama: Gjykimi dhe llogaridhënia mbetet njerëzore
Nga foltorja e Ruhr Summit në North Rhine-Westphalia, Kryeministri Edi Rama foli për përdorimin e inteligjencës artificiale në administratën publike, duke thënë se qeveria shqiptare ka zgjedhur ta integrojë atë jo për të zëvendësuar punonjësit e shtetit, por për të transformuar mënyrën e marrjes së vendimeve administrative. Rama u ndal te krijimi i Diellës, duke theksuar se qëllimi është rikonceptimi i një prej fushave ku qeverisja demokratike është më e cenueshme: ushtrimi i vendimmarrjes administrative. Ai bëri të ditur gjithashtu se po zhvillohet Gov AI, të cilin e cilësoi si “sistemin nervor” të administratës, që synon të lidhë institucionet dhe të përmirësojë funksionimin e tyre. Rama: Morëm një vendim që shumë e konsideruan ose vizionar, ose absurd. I dhamë një fytyrë, një zë dhe një...
Burimi:
vizionplus.tv