“Nuk e prisja!”, Vladimir Mulaj reagon pasi Berisha e përjashtoi nga gara për kreun e PD: Duhen të paktën dy kandidatë

“Nuk e prisja!”, Vladimir Mulaj reagon pasi Berisha e përjashtoi nga gara për kreun e PD: Duhen të paktën dy kandidatë

Vladimir Mulaj, kandidati i PD për garën për kryetar, i cili më pas u përjashtua, nuk e fsheh habinë për këtë fakt, i cili tashmë ka bërë që Sali Berisha të jetë vetëm përballë vetes dhe askujt tjetër. Në një bisedë në “Studio Live” në Report Tv, ku flet për herë të parë, ai shprehet se nuk e priste të përjashtohej. Gjithashtu, flet për abuzime nga komisioni me statutin pasi ka përfshirë kritere të paqarta. “Nuk e prisja pasi kam menduar që statuti e përcakton shumë qartë sesi zgjidhet dhe cilat janë kriteret. Kandidati zgjidhet nga parimi një anëtar, një votë dhe sipas statutit, ka të drejtë të kandidojë çdo anëtar. Te statuti thotë që modalitetet do të përcaktohen sipas organeve. Fjala “modalitet” është abuzuar...