“Nuk do të ketë më tolerim”, kryeinspektori Sula paralajmëron intensifikim të kontrolleve për sigurinë ushqimore
Siguria ushqimore, ndotja nga industria e naftës dhe përdorimi i pesticideve do të jenë në fokus të kontrolleve të inspektorateve në qarkun e Fierit. Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, gjatë një takimi me drejtuesit dhe inspektorët rajonalë, deklaroi se kontrollet do të intensifikohen, veçanërisht gjatë sezonit turistik, për të garantuar standardet e produkteve që konsumohen nga qytetarët dhe turistët. Sula u ndal te sektori i bulmetit, duke theksuar se Fieri është një nga qarqet kryesore të vendit për prodhimin dhe përpunimin e qumështit. Sipas tij, subjektet që prodhojnë dhe tregtojnë produkte ushqimore do t’i nënshtrohen një monitorimi më të rreptë. Kryeinspektori ngriti gjithashtu shqetësimin për ndotjen mjedisore nga disa subjekte të industrisë së naftës dhe përdorimin e pesticideve në bujqësi, duke kërkuar kontrolle më të...
Burimi:
javanews.al