“Nuk dëgjoj broçkulla”/ Debat i ashpër mes Zhupës dhe Ballës në Komision për turizmin: Çfarë njeh ti, shifrat e Saliut?

“Nuk dëgjoj broçkulla”/ Debat i ashpër mes Zhupës dhe Ballës në Komision për turizmin: Çfarë njeh ti, shifrat e Saliut?

Mbledhja e sotme e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën në Kuvend është shoqëruar me debate të forta mes deputetes demokrate (njëkohësisht kryetare e Komisionit) Ina Zhupa dhe socialistit Arkend Balla. Debati nisi pasi deputeti Balla lexoi disa shifra, teksa tha se turizmi në Shqipëri, gjatë 5-mujorit të parë të këtij viti, ka pasuar një rritje me 8.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Nga ana tjetër, Zhupa i quajti ‘broçkulla’ pretendimet e deputetit socialist dhe tha se qeveria e PS është ‘autore e shkatërrimit të vendit’. Më pas debati u fokusua edhe te protestat që po zhvillohen prej ditësh në Tiranë. Balla tha se protestat po shkojnë drejt shuarjes, për shkak se në dorë i ka marrë Sali Berisha. Nga ana tjetër Zhupa iu përgjigj...