“Noka më tha vendimi është marrë për arsye fetare”, Xhafka reagon pas përjashtimit nga gara për kryetar të PD Korçë

“Noka më tha vendimi është marrë për arsye fetare”, Xhafka reagon pas përjashtimit nga gara për kryetar të PD Korçë

Gara për kreun e Partisë Demokratike në Korçë është përfshirë nga tensione dhe polemika, pasi nga lista e kandidatëve është përjashtuar Bravaldi Xhafka, aktualisht sekretar organizativ i degës. Vendimi është marrë nga drejtuesit e PD-së në qender, kryetari Sali Berisha dhe sekretari i pergjithshem, Flamur Noka. Zgjedhjet e parashikuara për neser (26 prill) tashme janë shtyre për më 3 Maj. Xhafka, i cili kishte shpallur zyrtarisht kandidaturën, pretendon se përjashtimi është bërë për arsye fetare. “Kjo situatë sigurisht që daton një muaj përpara. Na ka ardhur udhëzimi për të zhvilluar zgjedhje për kreun e Partisë Demokratike të degës Korçë. Procedurat janë normale si në çdo degë tjetër. Ka ardhur udhëzimi, që ka kriteret për kandidaturat. Janë ftuar të gjithë demokratët e Korçës që kush ka...