‘Një shpjegim i detyruar për Dritan Goxhajn’, Ilir Kulla ‘godet’ Ramën dhe mbron ish-pjesëtarin e UÇK: S’ka frikë…

‘Një shpjegim i detyruar për Dritan Goxhajn’, Ilir Kulla ‘godet’ Ramën dhe mbron ish-pjesëtarin e UÇK: S’ka frikë…

Pas sulmeve të kryeministrit Edi Rama ndaj Dritan Goxhajt, i cili shpalosi kërkesat e protestuesve në Tiranë, analisti dhe ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Ilir Kulla, ka bërë një sqarim në rrjetet sociale. Përmes një rrëfimi të gjatë kronologjik, Kulla dëshmon njohjen e tij të vjetër me Goxhajn që nga Lufta e Kosovës, duke hedhur poshtë akuzat dhe duke zbardhur prapaskenat e një jete plot sakrifica, përndjekje politike dhe luftë për mbijetesë. Kulla kujton se e ka njohur Dritan Goxhajn në mars të vitit 1999, kur ai ishte një djalë i ri dhe i hollë që shoqëronte Sabit Gecin (bashkëluftëtar i Adem Jasharit). Goxhaj, së bashku me pilotin e ndjerë Sallaku, kishte transportuar një gazetar francez të plagosur drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë. Dritani ishte djali...