Nis procesi i votimit në Korçë, anëtarët e PD-së drejt kutive për të konfirmuar Sali Berishën pa rival

Nis procesi i votimit në Korçë, anëtarët e PD-së drejt kutive për të konfirmuar Sali Berishën pa rival

Procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike ka nisur këtë të shtunë edhe në qarkun e Korçës. Anëtarët e PD-së po i drejtohen kutive të votimit për të konfirmuar në krye të partisë Sali Berishën, i cili garon pa një kandidat rival në fletën e votimit. Sipas të dhënave nga strukturat lokale të Partisë Demokratike në qarkun Korçë, pjesëmarrja pritet të jetë e konsiderueshme, ndërsa numri i anëtarëve aktivë mbetet i lartë në disa degë të rëndësishme të qarkut. Në Korçë, lista e anëtarësisë përfshin rreth 5 mijë anëtarë, ndërsa aktivë në proces pritet të jenë mbi 1200 deri në 1500 anëtarë. Në Maliq, lista e anëtarëve numëron 1835 persona, ku mbi 1200 prej tyre konsiderohen aktivë dhe pritet të marrin pjesë...