Nis marshimi kilometrik i protestuesve, thirrje në kor për dorëheqjen e Ramës
Pas më shumë se tre orësh fjalimesh, pjesëmarrësit në protestë kanë nisur marshimin në kuadër të protestës së sotme masive. Të shoqëruar nga thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë, një numër i madh protestuesish është larguar nga bulevardi kryesor për t’u drejtuar në një rrugët e Tiranës. Si në ditët e mëparshme, itinerari i marshimit po ndryshon çdo mbrëmje. Edhe kjo protestë ka shënuar pjesëmarrje të konsiderueshme qytetarësh, ndërsa pamjet tregojnë turma të mëdha që lëvizin në rrugët, me thirrjet kundër qeverisë që vijojnë të dominojnë atmosferën e tubimit.
Burimi:
syri.net