Nis grumbullimi i qytetarëve para Kuvendit, shoqërohen në komisariat 5 persona, protestuesit nuk kursejnë opozitën: Të shitur!

Nis grumbullimi i qytetarëve para Kuvendit, shoqërohen në komisariat 5 persona, protestuesit nuk kursejnë opozitën: Të shitur!

Ashtu siç është paralajmëruar, në orën 10:00 qytetarët do të mblidhen për protestën e radhës përpara Parlamentit. Kjo është ndalesa e dytë, pas asaj të ditës së martë, që qytetarët rrethojnë Kuvendin. Protestuesit e parë kanë mbërritur, të cilët kanë hedhur miell në drejtim të makinës së kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi. Për të shmangur përplasjet, policia ka marrë një sërë masash. I gjithë perimetri i Kuvendit është rrethuar me barriera metalike, ndërsa janë bërë edhe shoqërimet e para. 5 persona janë shoqëruar për në komisariat. Tensionet para Parlamentit nuk janë drejtuar vetëm ndaj mazhorancës, por kanë përfshirë edhe përfaqësuesit e opozitës. Në një moment tjetër të tubimit, në ambientet jashtë Kuvendit kanë mbërritur disa deputetë të Partisë Demokratike. Sapo janë parë nga turma, protestuesit...