Ngushtohet rrethi për Ballukun/ Pas kontrolleve në zyra e vila luksoze, SPAK merr në pyetje ish-bashkëpunëtorët e afërt
Pas kontrolleve të kryera me urdhër të SPAK në zyra, banesa, vila luksoze në jug të vendit apo kompani të ndryshme në kuadër të hetimeve që po kryhen ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, janë marrë në pyetje edhe personat që kanë qenë subjekte të këtyre kontrolleve. Viola Haxhiademi, ish-sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Financave aktualisht drejtoreshë e Koorporatës Elektro-energjitike shqiptare u paraqit të enjten në SPAK ku dha dëshminë e saj, përderisa konsiderohet një prej njerëzve të besuar të ish-ministres nën hetim për abuzime me tenderat e rrugëve. Shpjegime për hetuesit dha edhe Laureta Omeri, ish-këshilltare dhe një prej bashkëpunëtorëve më të ngushta të Ballukut, që po ashtu iu nënshtrua kontrollit. Biznesmeni Arbër Abazi, kompanitë e të cilit kanë fituar tendera pranë Ministrisë së Infrastrukturës...
Burimi:
sot.com.al