Nga shpejtësia skëterrë te muzika shurdhuese, zbardhen porositë e Kryepolicit për sezonin veror

Nga shpejtësia skëterrë te muzika shurdhuese, zbardhen porositë e Kryepolicit për sezonin veror

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, inspektuan sot zbatimin e masave të sigurisë në zonën e Shëngjinit, në kuadër të sezonit turistik. Gjatë inspektimit, Hita falënderoi punonjësit e Policisë Rrugore të Kosovës, të cilët janë në shërbim të përbashkët me kolegët e Policisë Rrugore shqiptare në zonën e Shëngjinit, në kuadër të bashkëpunimit për garantimin e sigurisë rrugore gjatë sezonit turistik. Njëkohësisht, ai vlerësoi angazhimin dhe përkushtimin e të gjitha strukturave të Policisë së Shtetit, të cilat, me orë të zgjatura shërbimi dhe sakrificë të përditshme, garantojnë sigurinë e qytetarëve dhe vizitorëve në të gjithë vendin. Drejtori i Përgjithshëm tha se siguria rrugore gjatë sezonit turistik mbetet një nga prioritetet kryesore të...