Nga prapaskenat tek fjalimet- Konferenca e 8-të Ndërqeveritare! Shqipëria nis mbylljen e kapitujve për anëtarësimin në BE

Nga prapaskenat tek fjalimet- Konferenca e 8-të Ndërqeveritare! Shqipëria nis mbylljen e kapitujve për anëtarësimin në BE

Edi Rama dhe Marta Kos BRUKSEL-Në Bruksel (26 maj) u mbajt Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE, e cila hap zyrtarisht rrugën për kalimin e vendit tonë në fazën përmbyllëse të negociatave për anëtarësim në BE. Takimi zgjati mbi një orë dhe më pas, kryeministri Edi Rama mbajti një konferencë për mediat bashkë me Komisioneren për Zgjerimin Marta Kos dhe zëvendësministren për Çështjet Europiane e Qipros, Marilena Raouna. Sot Rama ka ndarë prapaskenat para takimit, ku shfaqet në shoqërinë e ministrave Ferit Hoxha, Besfort Lamallari, Toni Gogu e Delina Ibrahimajn, si dhe kryenegociatoren Majlinda Dhuka duke diskutuar sesi do të vijojë axhenda. Më pas në video shihet një përmbledhje e disa momenteve nga takimi me Marta Kos. Edi Rama: Ça kemi tani, çfarë do bëjmë? Ferit Hoxha: Të zakonshmen. Presidenca hap mbledhjen, pastaj e merr fjalën Marta...