Nga pr/ligji për sigurimet shoqërore tek projektet, vendimet e Këshillit të Ministrave

Nga pr/ligji për sigurimet shoqërore tek projektet, vendimet e Këshillit të Ministrave

Këshilli i Ministrave zhvilloi sot në 13 maj mbledhjen e radhës, ku miratoi një sërë vendimesh që prekin fusha të ndryshme të jetës ekonomike dhe sociale në vend. Në fokus të diskutimeve ishin projektet për zhvillimin e territorit, mbështetja për fermerët dhe ndryshimet në kuadrin ligjor të sigurimeve shoqërore. Qeveria vendosi të miratojë masën e dëmshpërblimit për pronarët e kafshëve të prekura nga murtaja e ruminantëve të vegjël gjatë vitit 2025. Gjithashtu u miratuan ndryshime në rregulloren për funksionimin e stacioneve të plazhit, në prag të sezonit turistik veror. Një tjetër vendim ishte ngarkimi i Fondit Shqiptar të Zhvillimit për realizimin e fazës paraprake të projektit “Parku i Besimit”. Në mbledhje u vendos edhe krijimi i Fondit të Gjelbër të Pemëve, që synon zhvillimin e...