Nga “parukeria” e Gridës te kangjellat e SPAK, drejtoresha e pastrehë e Edi Ramës paraqitet para prokurorëve…

Nga “parukeria” e Gridës te kangjellat e SPAK, drejtoresha e pastrehë e Edi Ramës paraqitet para prokurorëve…

Ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI-it), Mirlinda Karçanaj është paraqitur këtë të hënë, 19 maj, në SPAK. Në praninë e avokates së saj, Karçanaj ka shkuar në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), për zbatimin e masën detyrim paraqitje, teksa kujtojmë se ishte Gjykata e Lartë që pas miratimit të nismës “Sadushi”, zbuti masën nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje për Karçanajn. Ndërkohë pas daljes nga ky institucion, ish-drejtoresha e AKSHI-it ka kyçur gojën për mediat, duke mos folur asnjë fjalë, pavarësisht interesit të lartë të mediave, teksa  avokatja e Karçanajt u shpreh se do flasë në një moment të dytë. Mirlinda Karçanaj e cila që prej 2013 ka qenë në krye të AKSHIT, po hetohet  nga SPAK si pjesë e grupit...