Nga konfiskimi te solidariteti/ Lamallari: 150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, priti në një takim përfaqësuesit e 21 organizatave të shoqërisë civile, të cilat janë shpallur fituese të thirrjes për financim projektesh nga fondi i posaçëm i krijuar nga administrimi i pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara nga krimi. Bashkë me drejtoreshën e AAPSK, Risena Xhaja, ministri Lamallari tha se fondi i posaçëm është një instrument i qartë që tregon se shteti nuk mjaftohet vetëm me sekuestrimin dhe konfiskimin, por shkon një hap më tej. “Pasuritë e konfiskuara po rikthehen në investime sociale konkrete, në mbështetje të komuniteteve. Kjo si qasje është jo vetëm reagim ndaj krimit, por edhe parandalim dhe rehabilitim. 21 projektet janë fokusuar te parandalimi i kriminalitetit tek të rinjtë; riintegrimi i viktimave; mbështetja për familjet...
Burimi:
sot.com.al