Nga kecat në deputete dhe protesta/ Marjana Koçeku: Edi Rama nuk është Shqipëria

Nga kecat në deputete dhe protesta/ Marjana Koçeku: Edi Rama nuk është Shqipëria

Ndërsa protestat kundër ndërtimeve të planifikuara në zonat e mbrojtura natyrore në Shqipëri vazhdojnë, deputetja e pavarur Marjana Koçeku deklaron se Bashkimi Evropian duhet të ndalojë së trajtuari kryeministrin Edi Rama si përfaqësuesin e vetëm të zërit evropian të vendit.Në një intervistë për Euractiv, Koçeku, e cila u largua muajin e kaluar nga Partia Socialiste, thekson se Shqipëria nuk mund të identifikohet vetëm me kryeministrin.“Rama nuk është Shqipëria”, shprehet ajo.Sipas Koçekut, vendimi për t’u larguar nga Partia Socialiste erdhi pasi arriti në përfundimin se nuk mund të ishte më pjesë e një force politike që, sipas saj, po ndjek politika në dëm të mjedisit.“Nuk mund t’i përkisja më një grupi që jo vetëm nuk e mbështet mbrojtjen e mjedisit, por harton politika që e dëmtojnë...