Nga dyert e SPAK-ut në biznes/ Benet Beci i jep 900 mijë euro Arbër Abazit në një tender farsë

Nga dyert e SPAK-ut në biznes/ Benet Beci i jep 900 mijë euro Arbër Abazit në një tender farsë

Bashkia e Shkodrës i akordoi kompanisë Alko Impex Construction kontratën e mbledhjes dhe transportit të plehrave për zonën e qytetit me një procedurë prokurimi pa garë reale. Kontrata me vlerë 880 mijë euro parashikon mbledhjen dhe transportin e plehrave për një periudhë prej 8 muajsh. Sipas dokumentave të paraqitura në Agjencinë e Prokurimit Publik, tenderi me fond limit 87,3 milionë lekë u zhvillua në fund të muajit të kaluar. Në të u paraqitën dy oferta. Ajo e kompanisë Alko Impex me 84.3 milionë lekë dhe një ofertë e dytë fiktive e kompanisë Rej shpk, e cila nuk paraqiti çmim. Bashkia e Shkodrës shpalli fituese kompaninë Alko Impex, ofertën e vetme të garës. Tenderi farse per mbetjet e Shkodres Kryetari i Bashkisë së Shkodrës Benet Beci...