Nga dronët tek siguria kibernetike/ Qeveria përditëson listën e teknologjive sensitive

Nga dronët tek siguria kibernetike/ Qeveria përditëson listën e teknologjive sensitive

Shqipëria ka përditësuar listën e mallrave dhe teknologjive me përdorim të dyfishtë, duke forcuar kontrollin mbi produkte që mund të përdoren si për qëllime civile, ashtu edhe ushtarake. Në Fletoren Zyrtare është publikuar vendimi i Këshillit të Ministrave që përafron legjislacionin shqiptar me rregulloren më të fundit të Bashkimit Europian për eksportet sensitive. Lista e re përfshin qindra materiale, pajisje dhe teknologji të avancuara, nga pajisjet bërthamore, sistemet e navigimit dhe radarët, deri te inteligjenca elektronike, dronët, lazerët industrialë dhe pajisjet për sigurinë informatike. Në dokument përmenden edhe teknologji që lidhen me monitorimin e komunikimeve, sistemet satelitore, pajisje për përgjime elektronike dhe komponentë që mund të përdoren në industrinë ushtarake apo në prodhimin e armëve. Në listë përfshihen teknologji të avancuara të telekomunikacionit dhe “sigurisë...