Nga dhuna, te vjedhja dhe kanosja/ Rama publikon të shkuarën penale të një prej firmëtarëve të protestës: Ja kontirbuti i tij për atdheun

Nga dhuna, te vjedhja dhe kanosja/ Rama publikon të shkuarën penale të një prej firmëtarëve të protestës: Ja kontirbuti i tij për atdheun

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale atë që e paraqet si profilin e një prej 13 firmëtarëve të protestës që po zhvillohet prej 31 majit në bulevard. Në postimin e tij, Rama rendit një sërë procedimesh penale që, sipas tij, i përkasin këtij aktivisti, duke përfshirë akuza për rrahje, vjedhje të energjisë elektrike, kanosje, plagosje të lehtë dhe dhunë në familje. “Njihuni me kontributin mbresëlënës për atdheun të njërit prej 13 flamurtarëve firmëtarë të protestës së bulevardit, ku sorrat dhe korbat i kanë marrë përfundimisht peng flamingot, nën maskën e ‘Shqipërisë së Re’”, shkruan me ironi kryeministri Rama. POSTIMI I PLOTË I KRYEMINISTRIT NJIHUNI ME kontributin mbresëlënës për atdheun të njërit prej 13 flamurtarëve firmëtarë të protestës së bulevardit, ku sorrat dhe korbat...