NGA BARDH SPAHIA – Triumfi i së Vërtetës mbi Propagandën e Kalbur, Shkodra ka boll probleme por ka dinjitet

NGA BARDH SPAHIA – Triumfi i së Vërtetës mbi Propagandën e Kalbur, Shkodra ka boll probleme por ka dinjitet

Akti i fundit i largimit të deputetes Mariana Koçeku nga radhët e Partisë Socialiste është certifikata zyrtare e dështimit të një propagande të shpifur që kërkoi të tjetërsojë shpirtin e Shkodrës.Numri një i listës së tyre, e përzgjedhura dhe e besuara e dyshes Rama-Beci, vendos të ndajë rrugën me këtë sekt politik kriminal duke çjerrur kështu përfundimisht maskën e ndryshimit dhe zhvillimit.​Ky akt është një demaskim i pariparueshëm i të gjithë ngrehinës virtuale të partisë-shtet.Shkodra nuk mund të gënjehet me fasadë elektorale, ku fondet humbin rrugës nëpër xhepat e teknicienëve mrekullibërës me “dy klasë shkollë”. Ku nën dritat verbuese të skenës së propagandës mashtruese fshihet i njëjti mekanizëm shtypës dhe degradues, vjedhës dhe poshtërues.​​Asnjë projekt, asnjë premtim dhe asnjë fjalim i bukur nuk mund të...