“Nga ‘Bankers’, te anijet e Bangladeshit dhe akuzat ndaj Krifcës”, Murrizi: Ja pyetjet që deputetët nuk ia bënë Brahos

“Nga ‘Bankers’, te anijet e Bangladeshit dhe akuzat ndaj Krifcës”, Murrizi: Ja pyetjet që deputetët nuk ia bënë Brahos

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Myslim Murrizi është ndalur te pyetjet që deputetët i bënë kreut të SPAK Klodian Braho në mbledhjen e komisionit ditën e sotme. Murrizi u shpreh i habitur se përse Braho nuk u pyet nga deputetët për vendimin që lroi nga burgu dy ish-administratorët e Bankers dhe zyrtarët e ish-zyrtarët e lidhur me ta për akuzat e evazionit fiskal. Ai shtoi se Braho duhej po ashtu të pyetej për “anijet e Bangladeshit”, që kanë vjedhur 120 milionë euro pa u ndezur kurrë, duke iu referuar termocentraleve lundrues të njohur si “tigrat”. Sipas tij, pyetje ndaj kreut të SPAK duhet të bëheshin edhe për Frida Krifcën, e cila sipas tij ka vjedhur mbi 100 milionë euro të Bashkimit Evropian të ardhura...