Nga 10 paga mujore te banesat falas! Çfarë përfitojnë familjet e policëve të rënë në detyrë
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, dha një lajm të mirë për familjarët e “martirëve” të Policisë së Shtetit, si edhe për punonjësit e policisë që janë plagosur në krye të detyrës. “Të miratohet vendimi që përcakton masën, procedurën dhe rregullat për trajtimin financiar të familjarëve të punonjësve të Policisë së Shtetit që kanë humbur jetën në krye të detyrës, si edhe të atyre që janë plagosur. Ky vendim trajton të gjithë elementët, duke nisur nga ndihma e menjëhershme financiare, e cila shkon deri në 10 paga mujore të punonjësit të ndjerë të policisë. Më pas parashikohen pensioni, bursat e plota arsimore për fëmijët, si dhe punësimi me përparësi për familjarët. Ajo që është më e rëndësishmja është edhe sigurimi i banesave falas për bashkëshortin/bashkëshorten dhe...
Burimi:
javanews.al