Nesho zgjidh ekuacionin: Gjarprit duhet ti shtypet koka, sot i kemi prerë vetëm bishtin

Nesho zgjidh ekuacionin: Gjarprit duhet ti shtypet koka, sot i kemi prerë vetëm bishtin

Nga Agim Nesho Vetëm një figurë e errët në historinë e një kombi mund të jetë indiferent kur populli i ka dalë në rrugë dhe i kërkon dorëheqjen. Mijëra qytetarë paqësorë, një brez i ri i mrekullueshëm, qytetarë atdhetarë që janë mbledhur me një kërkesë të vetme kryesore: Rama ik! Mbajtësi i pushtetit kryeministror, i cili ka kapur të gjitha pushtetet në Shqipëri, e di mirë që argumenti se është i votuar nga populli dhe ka 83 mandate është një argument propagandistik që vetëm të nënshtruarit pa zë të rilindjes mund ta blejnë. Kur populli masivisht derdhet në rrugë, ekuacioni ndryshon. Por, Rama i trembur dhe frikacak vazhdon të besojë se ‘ky popull nuk i ngrihet’, duke besuar në sjelljen e një populli të traumatizuar...