“Nëse fitoni në gjykatë, paratë e ngrira kthehen nga shteti”, Rama u përgjigjet banorëve të Zvërnecit

“Nëse fitoni në gjykatë, paratë e ngrira kthehen nga shteti”, Rama u përgjigjet banorëve të Zvërnecit

Gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, një nga banorët e Zvërnecit u shpreh se ata janë dakord që projekti të zhvillohet, por më parë prona duhet të kthehet te pronarët. Ndërkaq Rama u shpreh se “prona është e shitur dhe është fat i banorëve që SPAK”-u po heton. Kryeministri tha se nëse gjykata i nxjerr këta banorë pronarë, paratë e ngrira të cilat bëhen para të shtetit, kthehen sërish nga shteti te pronarët. Kryeplaku i Zvërnecit replikoi me kryeministrin duke u shprehur se “i kanë hequr titullin e pronësisë pa të drejtë”. Duke iu përgjigjur Rama tha se “unë të përgjigjem nga 2013-ta e këtej. Të më kishit zgjedhur më parë”. Gjatë takimit nuk munguan edhe batutat, ku Rama u shpreh: “E kanë zakon këta...