Nënshkruhet marrëveshja me Fincantieri, Rama: Industria ushtarake po rilind, 500 vende pune të reja

Nënshkruhet marrëveshja me Fincantieri, Rama: Industria ushtarake po rilind, 500 vende pune të reja

Pashaliman, Vlorë – Kryeministri Edi Rama ishte sot në Pashaliman, ku u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi mes kompanisë italiane FINCANTIERI, kompanisë shtetërore KAYO dhe Shkollës Industriale “Pavarësia” në Vlorë. Në fjalën e tij, Rama u shpreh se ky është “një hap që hap një fazë të re” për industrinë ushtarake dhe detare në vend, duke theksuar rëndësinë e investimeve në trajnime dhe kualifikim profesional. Sipas tij, partneriteti me Fincantieri sjell rreth 500 vende pune dhe krijon mundësi që nxënësit shqiptarë të trajnohen edhe në kantieret e kompanisë në Itali, duke u përgatitur nga mjeshtrit e industrisë. Marrëveshja shihet si pjesë e zgjerimit të kapaciteteve të industrisë detare dhe ushtarake në Shqipëri. Rama: Jemi këtu me një kolos të industrisë lokale të anijeve, Fincantieri për të...