Nëna me dy fëmijë humbën jetën nga zjarri/ Berisha: Indiferenca është ortaku…

Nëna me dy fëmijë humbën jetën nga zjarri/ Berisha: Indiferenca është ortaku…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas tragjedisë së rëndë në fshatin Domen të Postribës, ku humbën jetën një nënë 24-vjeçare dhe dy fëmijët e saj të mitur si pasojë e një zjarri në banesë. Në reagimin e tij, Berisha nuk është ndalur vetëm te shprehja e ngushëllimeve, por ka ngritur edhe akuza për mënyrën e reagimit të shërbimeve emergjente. Ai thekson se zjarrfikësit mbërritën në momentin kur banesa ishte përfshirë plotësisht nga flakët, duke lënë të kuptohet se ndërhyrja, sipas tij, ka qenë e vonuar dhe se kjo mund të ketë ndikuar në përmasat tragjike të ngjarjes. Përmes shprehjes “Indiferenca është ortaku i zjarrit”, Berisha e zhvendos fokusin nga vetë aksidenti te përgjegjësia institucionale, duke kërkuar në mënyrë indirekte hetim mbi reagimin...