Negociatat/ Shqipëria drejt mbylljes së 3 kapitujve të parë, ministrja Pirdeni: Rruga drejt BE, me sytë nga…
Brukseli po diskuton për mbylljen e 3 kapitujve të parë me Shqipërinë, ç’ka do të ishte një ndër hapat më domethënës në procesin e integrimit evropian. Parimisht Shqipëria konsiderohet se është njësuar plotësisht me standardet e evropiane për kapitujt 25-26 dhe 30, konkretisht për shkencën dhe kërkimin, arsimin dhe Kulturën si dhe Marrëdhëniet me Jashtë. Ambasadorët e 27 vendeve të BE-së janë duke diskutuar në Këshillin e Bashkimit Evropian për hartimin e piketave përmbyllëse, ndërsa data 14 korrik shihet si potencialisht më e mundshmja për mbajtjen e konferencës së 9-të ndërqeveritare. Komentin e parë për këtë zhvillim nga Tirana e bëri dje njëra prej kryenegociatorëve, Adea Pirdeni. “Po demonstrojmë dita ditës se Shqipëria është gati të mbyllë gradualisht kapitujt e tjerë të negociatave sipas fushave....
Burimi:
sot.com.al