Në pikëpyetje fati i godinës ikonike të Hekurudhës Shqiptare në Durrës
Deputeti i Partisë Demokratike, Igli Cara, deklaroi më 28 prill përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale se godina historike e Drejtorisë së Përgjithshme të Hekurudhave në Durrës “nuk do të ekzistojë më si e tillë”, duke ngritur dyshime mbi të ardhmen e një prej ndërtesave simbol të qytetit. “Jemi sot tek Drejtoria e Përgjithshme e Hekurudhave, e cila do të shpërngulet diku tjetër. A duhet të mbetet kjo ndërtesë për shërbim publik?”, tha Cara në video teksa ndodhej përpara godinës. Reagimi i deputetit demokrat vjen pas diskutimeve të hershme në publik mbi fatin e godinës së Hekurudhës, ku prej kohësh qarkullojnë pretendime se në truallin ku ndodhet ajo mund të ndërtohet një kompleks pallatesh. “Më mirë mendoj që të ishte për qytetarët e...
Burimi:
syri.net