Në njërën anë protestues që marshojnë, në tjetrën të rinj që luajnë, Rama: Tirana evropiane me shije të ndryshme

Në njërën anë protestues që marshojnë, në tjetrën të rinj që luajnë, Rama: Tirana evropiane me shije të ndryshme

pamjet e publikuara nga Rama TIRANË-Teksa protesta e qytetarëve ka hyrë në muajin e dytë, kryeminsitri Edi Rama e ka quajtur marshimin e protestuesve një mënyrë për të kaluar kohën e lirë. Rama ka ndarë një video në rrjete sociale, ku në njërën anë shihet teksa protestuesit marshojnë drejt zyrës së tij, ndërsa kraha tyre disa të rinj vijojnë lojën në fushat sportive pranë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit'. "Mirëmëngjes dhe me këtë pamje europiane të Tiranës së lirive të barabarta e shijeve të ndryshme për kohën e lirë, ju uroj një ditë të paqtë,"-shkruan Rama krahas videos së publikuar.