“Në një vend që synon anëtarësimin…”/ Zvërneci, ish-ministrja socialiste kritikon Qeverinë: Shqetësimet e ngritura…

“Në një vend që synon anëtarësimin…”/ Zvërneci, ish-ministrja socialiste kritikon Qeverinë: Shqetësimet e ngritura…

Ish-ministrja socialiste, njëherësh një ndër figurat historike të PS-së, Ermelinda Meksi ka komentuar debatin dhe protestat që kanë lindur pas kundërshtive të projektit të Zvërnecit. Ermelinda Meksi i ka kujtuar qeverisë Rama se Shqipëria ka firmosur Konventën e Aarhusit në vitin 1998 dhe e ratifikoi këtë të fundit në 2000. Sipas saj, “Konventa Aarhus mbështetet në tre parime themelore: Të drejtën e qytetarëve për informacion; Të drejtën për të marrë pjesë në vendimmarrje; Të drejtën për t’iu drejtuar institucioneve dhe drejtësisë kur këto të drejta cenohen”. Në mesazhin e saj, ish deputetja e PS thekson se sipas kësaj konvente qytetarët nuk duhet të jenë spektatorë kur merren vendimet që prekin mjedisin dhe pasuritë natyrore të vendit. “Shqetësimet dhe pyetjet e ngritura nga qytetarët duhen parë...