“Në kërkim” nga socialistët/ Marjana Koçeku reagon pas njoftimit të largimit nga PS dhe fikjes së telefonit

“Në kërkim” nga socialistët/ Marjana Koçeku reagon pas njoftimit të largimit nga PS dhe fikjes së telefonit

22 orë pas njoftimit se largohet nga Partia Socialiste dhe del si deputete e pavarur, ka reaguar sërish Marjana Koçeku. Ajo ka postuar një foto të një flamingoje në Instagram dhe Facebook, duke lënë të kuptohet se arsyeja e largimit janë protestat dhe se këtyre të fundit u ‘bashkohet’. Ndërkohë, deputetët socialistë u vunë “në kërkim” të koleges, e cila mbrëmjen e të dielës njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS për të vijuar rrugëtimin parlamentar si e pavarur. Disa prej deputetëve të PS-së i thanë mediave  se kanë tentuar të lidhen met kolegen e tyre, por telefoni i saj është i fikur. Ndërsa disa të tjerë, me humor, thanë se Marjana Koçekut i është hakeruar llogaria në Facebook, nga ku ajo në gegënisht shkruante...