“Në atë paketë…”/ Diplomati: Ja si e fshiu politika shqiptare, vijën bazë të detit para negociatave me Greqinë

“Në atë paketë…”/ Diplomati: Ja si e fshiu politika shqiptare, vijën bazë të detit para negociatave me Greqinë

Një detaj i panjohur dhe tronditës ka dalë në dritë në lidhje me çështjen e shumëpërfolur të kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë. Publiku shqiptar duket se është ushqyer ndër vite me informacione të pjesshme, ndërsa faktet thelbësore të kësaj dosjeje janë mbajtur larg vëmendjes mediatike. I ftuar në nje studio televizive, Gazmend Turdiu u shpreh se dokumentet tregojnë se në vitin 2008, përpara se të nisnin negociatat zyrtare për delimitimin e zonave ekonomike, politika shqiptare ka marrë një vendim drastik. Parlamenti i atëhershëm shfuqizoi dispozitat kryesore të ligjit nr. 8771 të vitit 2001, të cilat përcaktonin vijën bazë detare të Republikës së Shqipërisë. Ky shfuqizim i parapriu tryezës së bisedimeve, duke e dërguar ekipin negociator shqiptar në një pozicion të disfavorshëm qysh në nisje....