Në arrati, Ahmetaj kërkon transmetim LIVE të seancave ndaj tij
Ish-zëvendëskryeministri i vendit, Arben Ahmetaj, i pandehur për “shpërdorim detyre”, ka kërkuar që seancat gjyqësore ndaj tij në Gjykatën e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO) të regjistrohen dhe të bëhen publike. Kërkesa është paraqitur sot, 27 prill, nga avokati i tij, Henrik Ligori, gjatë seancës së radhës për dosjen “Buka sha”. Sipas mbrojtjes, procesi duhet të transmetohet drejtpërdrejt në mënyrë që publiku të ketë akses të plotë në zhvillimet e gjykimit.“Të transmetohet live seanca. Publiku ta shohë procesin”, mësohet të ketë thënë avokati para trupit gjykues.Kërkesa pritet të shqyrtohet nga gjykata në vijim. Çështja e njohur si “Buka”, për të cilin Ahmetaj po hetohet, ka të bëjë me privatizimin e kompanisë së bukës, ku asetet e shtetit dhe te privatëve janë rivlerësuar me çmimet e tregut, sikundër...
Burimi:
javanews.al