Ndryshon ligji për administratën, Pirdeni: Testim kombëtar periodik për ata që duan të punësohen
Rekrutimet në administratë do të bëhen sipas një sistemi të ri, falë disa ndryshimeve në ligjin për shërbimin civil, që qeveria ka inicuar për t’u përshtatur me nevojat dhe kërkesat e tregut. “Përmes ligjit, ne vendosim një testim kombëtar që zhvillohet periodikisht dhe jep mundësi për çdo të ineresuar që të aplikojë për të qenë potencialisht një kandidat për tu bërë pjesë e shërbimit civil. Duke marrë provimin, kushdo ka të drejtë të pajiset me një certifikatë dhe brenda një peridhe 4-vjeçare, të aplikojë për një vend pune në shërbimin civil”, tha Adea Pirdeni, ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin. Çdo vit, në administratë ka rreth 1 mijë vende të lira pune, por ministrja Adea Pirdeni, gjatë një konference me gazetarët, shtoi edhe...
Burimi:
vizionplus.tv