Ndryshon formula e pagesave, qeveria jep detaje nga skema e re e dëmshpërblimit për ish të përndjekurit politikë
Qeveria ka miratuar sot ndryshime në vendimin për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë, me synimin për të përshpejtuar procesin e pagesave dhe për të ulur vonesat. Në një njoftim për mediat, Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur se ndryshimet në VKM 419 parashikojnë heqjen e skemës së dëmshpërblimit me 8 këste të barabarta për një pjesë të përfituesve. Sipas tij, për të gjitha pagesat me vlerë deri në 1 milion lekë, dëmshpërblimi do të kryhet menjëherë me këstin e radhës. Ai theksoi se ndryshimet do të sjellin edhe përshpejtim të procedurave të pagesave. Aktualisht, procesimi nga një këst në tjetrin zgjat nga 3.5 deri në 4 vite, ndërsa me skemën e re koha pritet të ulet në 2 deri në 2.5 vite....
Burimi:
javanews.al