Ndryshimet në “Ligjin për Turizmin”, Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik
Partia Socialiste ka propozuar miratimin me procedurë të përshpejtuar të disa ndryshimeve në ligjin për turizmin, ku një nga masat kryesore parashikon pezullimin e punimeve të ndërtimit në zonat bregdetare gjatë sezonit turistik. Drejtuesi i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, tha në Kuvend se nisma synon të përmirësojë cilësinë e ofertës turistike dhe të krijojë kushte më të mira për pushuesit. “Shqipëria jonë po zhvillon një sezon turistik përtej sezonit veror. Në shumë zona turistike vazhdojnë proceset ndërtimore ngjitur me hotelet, duke pamundësuar pushimin për pushuesit. Për këtë arsye kemi propozuar që, përmes projektligjit për turizmin, të pezullohen punimet e ndërtimit gjatë kohës së sezonit turistik, duke garantuar një zhvillim më të qetë dhe një cilësi më të lartë të ofertës turistike”, u shpreh...
Burimi:
vizionplus.tv