Ndryshimet në ligjin për Policinë, Sindikata paralajmëron dërgimin në Kushtetuese: Jo “arnime“, por forcim të pozitës së efektivëve

Ndryshimet në ligjin për Policinë, Sindikata paralajmëron dërgimin në Kushtetuese: Jo “arnime“, por forcim të pozitës së efektivëve

Teksa në Kuvend është depozituar projektligji për ndryshimin e ligjit për Policinë e Shtetit, Sindikata e Punonjësve të Policisë kërkon ndryshime rrënjësore, jo “arnime” që nuk fuqizojnë efektivët blu apo vetë funksionimin e organizatës. “Nga ana teknike është për të rregulluar disa procedura për të cilat ka hasur vështirësi në emërimin e drejtorëve të përgjithshëm dhe drejtorëve të departamentit. Në qoftë se do ketë një nisëm për ndryshimin e ligjit, duhet të zgjerohet gama e marrjes së mendimeve. Të bëjmë edhe një ligj tjetër që të jetë më efektiv se ky, se ne mendojmë që ka shumë reduktime që duhet t’i bëhen ligjit ekzistues”, tha përfaqësuesi i sindikatës. Sindikata thotë se do bëhet pjesë e konsultimeve dhe do të japë pikat ku nuk bie dakord...