Ndrenika puthi në ballë Veliajn në sallën e gjyqit, avokati Ndreca: Nuk e dinte që po filmohej!
Deklarata e aktorit Robert Ndrenika dhe mbështetja që ai i dha në gjyq kryebashkiakut Erion Veliaj ka ngjallur debate të forta në opinionin publik. Kjo temë u shoqërua me debate edhe në studion e “Top Story”, mes avokatit të Veliajt, Plarent Ndreca, aktores Julia Ilirjani, dhe analistëve Arian Curri dhe Ervis Iljazaj. Pjesë nga debati: Ndreca: E para, Ndrenika as nuk e ka imagjinuar që ishte dikush duke filmuar. Ishte një gazetar që e bëri fshehtas. Unë isha prezent, jam me profesion. Ilirjani: Jashtë derës së gjyqit janë gjithmonë kamerat dhe gazetarët. Ndrenika e ka ditur që prania e tij në gjyq do të diskutohej në media. Ndreca: Nga e di ti këtë? Unë kam bërë kërkesë me shkrim që aty të mos kishte kamera, sepse nuk lejohen....
Burimi:
javanews.al