Ndreca sulmon KLP-në pas shtyrjes së seancës: Po bëhet palë me paligjshmërinë, Veliaj nuk paraqitet për shkak të “kafazit të xhamtë”

Ndreca sulmon KLP-në pas shtyrjes së seancës: Po bëhet palë me paligjshmërinë, Veliaj nuk paraqitet për shkak të “kafazit të xhamtë”

Në komunikimin e tij me gazetarët, pas përfundimit të seancës në Gjykatën Administrative, e cila u shty për në datën 3 korrik, avokati mbrojtës i kryebashkiakut Veliaj, Plarent Ndreca, e vuri theksin te qëndrimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë mbi çështjen e emërimit të Ols Dados prokuror. Sipas Ndrecës, institucioni më i lartë i qeverisjes së prokurorisë po bëhet palë me paligjshmërinë, ndërkohë që duhej të ishin shumë të shqetësuar mbi një pretendim, i cili është në verifikim. I pyetur nga gazetarët pse Veliaj nuk paraqitet në gjyqin e çështjes së tij, Ndreca sqaroi se kjo vjen për shkak se mbajtja e tij në kafazin e xhamtë është cenim i dinjitetit të tij, edhe sipas Komitetit të Helsinkit, edhe sipas Gjykatës së Strasburgut. Deklarata ...